Politika Vjen reagimi i parë nga selia e PS për pjesëmarrjen në votime

Vjen reagimi i parë nga selia e PS për pjesëmarrjen në votime

Kur kanë mbetur më pak se 60 minuta nga mbyllja e orarit zyrtar të procesit të votimit, nga selia rozë ka ardhur thirrja e parë drejtuar qytetarëve.

Kandidatja për deputete, Bora Buzhaqi ka vlerësuar procesin e votimit të deritanishëm dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që nuk kanë votuar që të marrin pjesë në këtë proces.

“Faleminderit për qytetarinë e treguar gjatë ditës ku keni marrë pjesë në këtë proces. Kush nuk ka votuar ende le të përfshihet në proces. Ushtroni të drejtën tuaj themelore. Ndiqni shembullin e atyre që deri më tani e bënë detyrën e tyre. Sa më shumë të marrin pjesë në zgjedhje aq më shumë politika i merr parasysh hallet dhe ëndrrat tona”.