Aktualitet Vlorë, 14-vjeçari ndërron jetë në spital. Ende nuk dihen shkaqet

Vlorë, 14-vjeçari ndërron jetë në spital. Ende nuk dihen shkaqet

Një 14-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të premteje në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Patrik Petritaj është dërguar në spital nga famijarët e tij, rreth orës 5 të mëngjesit.
Mjekët, në Urgjencën e Vlorës, janë përpjekur ta mbajnë në jetë, por ka qenë e pamundur.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së 14-vjeçarit dhe policia po heton rrethanat e vdekjes.