Aktualitet Vlorë/ Dy plumba në drejtim të 33-vjeçarit në mes të rrugës

Vlorë/ Dy plumba në drejtim të 33-vjeçarit në mes të rrugës

Shpërndaje

Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë të mërkurë në qytetin e Vlorës.

Ngjarja e rëndë ndodhi jashtë ambienteve të një lokali në lagjen “Pavarësia”.

I plagosuri është Roland D., i cili sipas policisë ka marrë dy plumba në trup.

Ai u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Momentalisht mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes, apo identiteti i autorit.

Autoritetet policore po punojnë për kapjen e tij, si dhe zbardhjen plotë të kësaj plagosjeje.