Aktualitet Vlorë/ Rikthehet në burg biznesmeni i akuzuar për tjetërsimin e pronave në...

Vlorë/ Rikthehet në burg biznesmeni i akuzuar për tjetërsimin e pronave në Karaburun

Pëllumb Petritaj, biznesmeni që gjykohet si personi kyç në një sërë dosjesh të bujshme të tjetërsimit të pronave në bregdet, është rikthyer në burg.

Në seancën e mbajtur të hënën në gjykatën e Vlorës, prokurori Albert Kuliçi, kërkoi ndryshimin e masës së arrestit nga garanci pasurore në arrest me burg, ndërkohë që forcat e rendit kanë ndaluar Petritajn në mesditën e së martës.

Në maj të këtij viti Gjykata e Vlorës liroi pas 7 muajsh qëndrimi në burg, biznesmenin e akuzuar për tjetërsimin e 100 ha tokë në Akërni të Vlorë.

Personi kyç në një sërë dosjesh të bujshme të tjetërsimit të pronave në bregdet, biznesmeni Pëllumb Petriti ishte shpallur në kërkim në qershor të 2016-ës, ku së bashku me avokatin Enkes Hysendhima u akuzuan fillimisht si të përfshirë në  tjetërsimin e 220 ha tokë në bregdetin e Karaburunit.

Ndërkohë, Petritaj vijon betejën ligjore edhe për dosjen e falsifikimit të 150 ha tokë në Zvërnec.