Aktualitet Vlorë/ Skrepi godet për vdekje punëtorin në zonën e ndërtimit, policia jep...

Vlorë/ Skrepi godet për vdekje punëtorin në zonën e ndërtimit, policia jep detajet

Një punëtor ka ndërruar jetë në Vlorë, teksa ishte duke punuar në zonën e njohur si Kalaja, në Ujin e Ftohtë.

Viktima, 25 vjeç, ka qenë duke punuar në një shesh ndërtimi, por në rrethana ende të paqarta dyshohet se është goditur nga skrepi.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe policia, e cila bën të ditur se shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, shtetasin B.Ç., 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret edhe në pyetje.

Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar një shtetas ende të paindentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin B.Ç., 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.