Aktualitet Vodhën 23 kostume kombëtare, dy në pranga (DETAJE)

Vodhën 23 kostume kombëtare, dy në pranga (DETAJE)

Dy persona janë arrestuar nga Policia këtë mesditë. Arrestimi i tyre u krye në sajë të operacionit të koduar “Tapiza”. Sipas informacioneve paraprake, M. H., dhe K. B., bënë pranë Komisariatit të Policisë Kurbin një denoncim, pasi sipas tyre dy shtetas me anë të mashtrimit, iu kishin vjedhur në pikën e tyre të shitjes në Kurbin disa kostume kombëtare.

Policia njofton se dy hajdutët po lëviznin me automjet drejt Tiranës, por u ndaluan në vendin e quajtur “Ura e Tapizës”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 23 kostume kombëtare të llojeve të ndryshme, 5 palë opinga popullore (të vjedhura në pikën e shitjes në Kurbin) dhe dy aparate celular.

Bëhet me dije se njëri prej autorëve të vjedhjes, është i dënuar më parë për “Mashtrim”.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arretimi në flagrancë për veprën penale “Vjedhje”, të dy autorëve:

– S. B., 54 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Mashtrim”);

– M. D., 51 vjeçe, banuese në Tiranë.

Njoftimi i Policisë

Kurbin-Finalizohet operacioni policor i koduar “Tapiza”.

Falë reagimit të shpejtë të Policisë lokalizohen, kapen dhe arrestohen 2 shtetas të cilët me anë të mashtrimit vodhën në një pikë shitje në Kurbin, disa kostume kombëtare.

Specialistët për hetimin dhe parandalimin e krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, nisur nga kallzimi që shtetasit M. H., dhe K. B., bënë pranë Komisariatit të Policisë Kurbin, se dy shtetas me anë të mashtrimit iu kishin vjedhur në pikën e tyre të shitjes në Kurbin disa kostume kombëtare, organizuan operacionin policor të koduar “Tapiza”.

Si rezultat i zhvillimit të operacionit, falë dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative se dy autorët e vjedhjes po lëviznin me mjet në drejtim të Tiranës, shërbimet e Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe janë vënë në ndjekje të tyre, ku në vendin e quajtur “Ura e Tapizës” është konstatuar dhe bllokuar mjeti me të cilën dy autorët po lëviznin.

Në vijim është ushtruar kontroll në mjetin e bllokuar, ku gjatë kontrollit u gjetë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 23 kostume kombëtare të llojeve të ndryshme, 5 palë opinga popullore (të vjedhura në pikën e shitjes në Kurbin) dhe dy aparate celular.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arretimi në flagrancë për veprën penale “Vjedhje”, të dy autorëve, shtetasve:

– S. B., 54 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Mashtrim”);

– M. D., 51 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.