Aktualitet Vodhën biznese e makina, arrestohet tre “skifterët” e Durrësit

Vodhën biznese e makina, arrestohet tre “skifterët” e Durrësit

Tre persona kanë përfunduar në pranga pas një operacioni të koduar “Ndjekja”.

Të arrestuarit dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një automjeti dhe dy bizneseve.

Policia e Durrësit sqaron se ka arrestuar në flagrancë shtetasit J.P, E.P dhe Q.R, duke nënvizuar se shtetasit J.P. dhe E.P. dyshohen si autorë të vjedhjes me thyerje të dy bizneseve në Durrës.

“Në bashkëpunim me njëri – tjetrin, në datë 19.01.2019, gjatë natës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje një biznes (bulmetore) ku kanë marrë një sasi parash si edhe kanë tentuar të vjedhin një tjetër biznes tregtar (dyqan mishi)”, thuhet në njoftim.

Shtetasi Q.R. dyshohet se ka vjedhur një mjet tip Benz, ku në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti, në momentin që shtetasi do ta shiste në një pikë varreza makinash.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.