Bota Vodhën dorëshkrimet e Mao Ce Dunit dhe i shitën 25 USD, kushtonin...

Vodhën dorëshkrimet e Mao Ce Dunit dhe i shitën 25 USD, kushtonin 637 mln dollarë

Tre persona janë burgosur në Hong Kong për vjedhje të objekteve të artit që thuhet se kapin vlerën totale të 637 milionë dollarë. Mes objekteve të grabitura ishin edhe disa letra të shkruara nga ish-udhëheqësi komunist kinez Mao Ce Dun.

Hajdutët nuk e kishin idenë se çfarë kishin vjedhur dhe as vlerën e saj dhe për këtë arsye ia shitën një koleksionisti amator për 25 dollarë.

Vetë blerësi nuk e dinte vlerën e kaligrafisë dhe e preu atë përgjysmë që të mund ta ruante më lehtë.

Për këtë arsye, autoriteteve vendosën t’i dënonin të pandehurit me nga dy vjet e gjysmë burg për secilin.

Letra e shkruar me dorë përmban detaje të një takimi të Partisë Komuniste Kineze dhe disa strofa të poezive të Maos. Pronari i saj pohon se ajo vlerësohet rreth 300 milion dollarë, megjithëse nuk dihet se kush e ka vlerësuar.

Dorëshkrimi u vodh gjatë një grabitje në shtator 2020, kur tre burra hynë në shtëpinë e Fu Chunxiao, një koleksionist i njohur i pullave dhe artit revolucionar.