Aktualitet Vodhën kasafortën me para të një lokali, arrestohen vëllezërit në Kukës

Vodhën kasafortën me para të një lokali, arrestohen vëllezërit në Kukës

Dy vëllezër janë arrestuar në Kukës për vjedhjen e kasafortës me para në një lokal në këtë qytet.

Të arrestuarit janë R.H. 30 vjeç dhe E.H. Më 29 Tetor ata kishin hyrë me forcë në një lokal dhe kishin thyer kasafortën duke marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Policia mundi t’i identifikonte dhe t’i arrestonte. Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan 23 doza me kanabis.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.