Aktualitet Vodhën rreth 2 milionë euro në Itali, çmontohet banda e “skifterëve” shqiptarë

Vodhën rreth 2 milionë euro në Itali, çmontohet banda e “skifterëve” shqiptarë

Policia e Pordenones ka çmontuar një bandë të rrezikshme kriminelësh shqiptarë, të varur nga vjedhjet e vilave dhe banesave në të gjithë Italinë veriore.

Këtë mëngjes agjentët thonë se kanë arrestuar 3 shqiptarë, që dyshohet se janë përgjegjës për 66 vjedhje në zonat e Pordenones dhe Trevisos. Shuma e sendeve të vjedhura shkon deri në 2 milionë euro.

Në banesë u gjetën armë e municione, që shqiptarët ishin gati t’i përdornin në rast të ndonjë sulmi të mundshëm të banesës. Mallrat kryesisht u transferuan në Shqipëri, ku u investuan dhe u ricikluan.