Kulturë “Vodhi” dy minuta më shumë kohë në Sanremo, Amadeus flet për veprimin...

“Vodhi” dy minuta më shumë kohë në Sanremo, Amadeus flet për veprimin e papritur të Alketa Vejsiut

E ftuar në “Porta a Porta” të Bruno Vespa-s në Rai 1, Alketa Vejsiu foli për minutat në skenën e Sanrmeos, ku doli jashtë parashikimit duke iu referuar ngjitjes së shkallëve si shenjë simbolike të karrierës së saj.

“I zbrita, i ngjita dhe i zbrita sërish (shkallët). Duhej t’i rrëmbeja ato dy minuta sepse ishin 20 vitet e jetës sime në televizion në Shqipëri dhe doja të linja një shenjë modeste, simbolike, por Amadeus është njeri fisnik dhe kjo është gjëja që duhet të mësojmë të gjithë nga Amadeus, pikërisht këtë përulësi që të prek, thellë në zemër”, tha Alketa.

Amadeus nga ana tjetër u shpreh: “Një fitore e Sanremos është një fitore e të gjithëve. Unë bëj gjithmonë një krahasim me futbollin, sepse e dua shumë futbollin. Kur një skuadër fiton, merita është e sulmuesit, e mesfushorit, por është edhe e të gjithë skuadrës. Në festival elementët janë prezantuesit, të ftuarit, të rinjtë, këngët në garë; nëse të parapriturat nuk do të kishin ndodhur, nuk do të ishte i njëjti festival. Ky është festivali, ku secili prej nesh jep kontributin e tij.”

Fakti që Alketa foli dy minuta më shumë seç ishte parashikuar në prova, u vu re në momentin që ajo doli nga skena me Amadeus, dhe nga mikrofoni i hapur u dëgjua një audio e dikujt që fliste me dyshen e prezantuesve: “4 minuta? Po kishim rënë dakord”!