Bota Vogëlushja katërvjeçare, gjeniu më i ri në botë!

Vogëlushja katërvjeçare, gjeniu më i ri në botë!

Një katërvjeçare është bërë anëtarja e dytë, më e re e Mbretërisë së Bashkuar, e Mensa.

Mensa është shoqëria më prestigjioze e cila merret me matjen e nivelit të inteligjencës (IQ).

Kjo shoqëri siguron një forum për shkëmbimin intelektual midis anëtarëve të saj. Ka anëtarë në më shumë se 100 vende të ndryshme në gjithë botën.

Vogëlushja katërvjeçare pasi arriti një rezultat IQ prej 140 konsiderohet zyrtarisht si një gjeni.

Alannah George është e “fiksuar” me fjalë dhe numra dhe mësoi se si të lexojë para se të shkonte në shkollë.

Ajo ka preferuar të recitonte alfabetin dhe të mësonte tabelën e shumëzimit, sesa të këndonte vjershat e çerdheve, siç bëjnë të gjithë moshatarët e saj!