Aktualitet Volejbollisti arrestohet me kokainë dhe armë

Volejbollisti arrestohet me kokainë dhe armë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një ish-volejbollist në zonën e Shijakut për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Pas një operacioni që ka zgjatur për disa muaj, është vënë në pranga ish-volejbollisti i Durrësit dhe Partizanit, Eraldo Vora.

26-vjeçari Vora u ndalua në zonën e Shijakut ndërsa lëvizte me makinën e tij, brenda së cilës u gjet një pistoletë që e mbante pa leje.

Kontrolli më pas u zhvendos në banesën e të riut ku policia zbuloi dhe një sasi të konsiderueshme kokaine, 1 peshore elektronike, një shkop metalik dhe sende të tjera të kundërligjshëm. Gjithashtu, në banesën e këtij shtetasi u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.