Kryesore Von der Leyen: Ndajmë të njëjtin histori me Ballkanin Perëndimor, do t’i...

Von der Leyen: Ndajmë të njëjtin histori me Ballkanin Perëndimor, do t’i ndihmojmë të rinisin ekonomitë e tyre

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se unioni do të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor të dalin nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi.

Duke ritheksuar të ardhmen e rajonit, në fjalimin e saj të parë në Parlamentin Europian, si presidente e Komisionit, të quajtur “State of the European Union”, gjermanja tha: “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës, jo vetëm një pikë ndalese e Rrugës së Mëndafshit”.

“Komisioni Europian do të paraqesë së shpejti paketën e ringritjes ekonomike për rajonin. Ne mbështesim partnerët tanë në lindje dhe në jug. Do t’i ndihmojmë ata të rinisin ekonomitë e tyre”.