Kryesore Voton Basha: Ditë historike, dilni masivisht në votime

Voton Basha: Ditë historike, dilni masivisht në votime

Kryedemokrati Lulzim Basha ka votuar mëngjesin e sotëm në lagjen ku është lindur dhe rritur, në njësinë numër 8 të kryeqytetit.

Kandidati për kryeministër iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime, pasi sikurse ai pohoi sot kanë në duar fuqinë për të ndryshuar të ardhmen.

“Sot është një ditë e mrekullueshme, një ditë historike për vendin. Është dita kur të gjithë ne kemi në fuqi në dorën tonë, shqiptarët kanë në dorë fuqinë për fëmijët, për familjet, për vendin, për kombin. Sot është dita të dilni dhe të votoni masivisht, të bëni të mundur të ardhmen që dëshironi. Sot është dita e Shqipërisë, dilni masivisht në votime. Sot jam i lumtur që votën time e hodha për herë të parë në lagjen ku jam lindur dhe rritur. Dilni masivisht dhe votoni. Sot është dita e demokracisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, u shpreh kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 25 prillit.