Uncategorized Voton Manastirliu: Sot votohet për drejtimin që do të marrë vendi

Voton Manastirliu: Sot votohet për drejtimin që do të marrë vendi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka votuar në shkollën “Jeronim de Rada”.

Manastirliu iu bëri thirrje qytetarëve të votojnë masivisht për vendosur për drejtimin që do të marrë vendi në dekadat e ardhshme.

“Sot duhet të dëgjohet më fortë zëri i qytetarëve. Sot, sovrani zgjedh qeverinë dhe drejtimin që do të marrë vendi për dekadat e ardhshme.  Kështu që, sa më shumë qytetarë të dalin në votime për të zgjedhur drejtimin që do të marrë vendin për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri”, tha ministrja.