Aktualitet Vrasësi i shqiptarit në burgun e Athinës: S’doja ta vrisja, vetëm ta...

Vrasësi i shqiptarit në burgun e Athinës: S’doja ta vrisja, vetëm ta lëndoja pak

Në një gjykatë në Athinë ka nisur gjyqi për atentatin ndaj avokatit Mikalis Zafiropulos, ku protagonist janë të njëjtët persona që vranë të dënuarin shqiptar Albert Bako në burgun e Koridhalo pak ditë më parë.

Mediat greke shkruajnë se për vrasjen e 36-vjeçarit ka dalë para trupës së gjyqtarëve, shqiptari Mikel Kastrioti, 33 vjeç.

Në dëshminë për ngjarjen e rëndë, Kastrioti tha se  nuk donte ta vriste Bakon, pasi qëllimi i tij ishte vetëm ta lëndonte pak.

Në gjyq mes të burgosurve të përfshirë në vrasjen e 36-vjeçarit ishte edhe i burgosuri grek, Aristides Floros, i cili refuzoi që të dëshmonte.

Vrasja e avokatit Zafiropulos është mohuar nga dy të pandehurit e tjerë, shqiptarët Klodjan Lekoçi dhe Oldi Dulçe.

Kujtojmë se ka qenë atentati ndaj avokatit, që ka ndezur një konflikt brenda burgut mes Bakos dhe bashkëkombësit të tij 33-vjeçar, që e shty këtë të fundit ta ekzekutojë 36-vjeçarin përpara se ai të rrëfehej në procesin gjyqësor që nisi sot.

Ndërkohë, “Zougla.gr” raporton se 36-vjeçari “është qëlluar 17 herë me thikë në qafë dhe trup” nga Kastrioti.