Aktualitet Vrasësit e pazbuluar të Caroline: Pse autoritetet greke kontaktuan ambasadoren shqiptare

Vrasësit e pazbuluar të Caroline: Pse autoritetet greke kontaktuan ambasadoren shqiptare

Në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani, policia po kërkon tre grabitësit që hynë në shtëpinë në Glyka Nera në Athinë një muaj më parë dhe vranë Caroline 20-vjeçare.

Policia greke ka kontaktuar ambasadat e vendeve specifike, në mënyrë që të lehtësojë procedurat, të anashkalojë burokracinë dhe të kontrollojë menjëherë të dyshuarit.

Këto kontakte përfshihen në raundin e dytë të hetimeve të Sigurisë së Atikës pasi piloti 32-vjeçar që ia vranë gruan mizorisht, nuk arriti të identifikojë ndonjë nga dhjetëra të dyshuar që i janë treguar nga policia dhe kështu fusha e hetimeve shtrihet për persona të veçantë jashtë Greqisë.

Sipas zhvillimeve të fundit, analistët e vrasjeve dyshojnë se autorët e kanë lënë vendin për të plaçkitur në pjesë të tjera të Ballkanit. Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania konsiderohen si tre vendet e mundshme për këtë dhe ka filluar një proces i shpejtë për identifikimin e të dyshuarve.

Një grup specialistësh i EL.AS tashmë u takua me ambasadoren shqiptare në Greqi në mënyrë që të krijonte një mundësi informacioni dhe identifikimi të menjëhershëm dhe për të mos humbur kohë të vlefshme.

E njëjta gjë pritet të ndodhë në 24 orët e ardhshme me ambasadorët e Rumanisë dhe Bullgarisë pasi raundi i parë i hetimeve ndaj autorëve në vend përfundoi pa sukses. Skenari i ri në shqyrtim është që banda e grabitësve të jetë e huaj që ka jetuar në Greqi për vite me rradhë.