Aktualitet Vrasja e 17-vjeçares në Laprakë, Gjykata jep masën e sigurisë për të...

Vrasja e 17-vjeçares në Laprakë, Gjykata jep masën e sigurisë për të arrestuarin

Gjykata Penale Tiranë vendosi masën “arrest me burg” për Roland Muzhaqin.

Muzhaqi u arrestua si përkrahës i autorit të vrasjes së 17- vjeçare Griselda Gjikolaj, e cila u vra mbrëmjen e së mërkurës në Laprakë. Në kërkim është shpallur autori i dyshuar, Robert.P.

Nga ngjarja mbeti i plagosur dhe shoku Griseldës, Erjon Benga. Kamerat e sigurisë zbuluan Muzhaqin dhe Robertin duke u larguar me xhup e kapuç.