Aktualitet Vrasja e 23-vjeçares u planifikua nga babai dhe u ekzekutua nga i...

Vrasja e 23-vjeçares u planifikua nga babai dhe u ekzekutua nga i vëllai

Detaje të reja tronditëse janë zbardhur lidhur me vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buci, 8 vite më parë.

Është zbuluar se vrasja është planifikuar nga babai i saj, ndërsa ekzekutori është i vëllai.

Mësohet se Shkëlzen Buçi ka marrë nën kërcënimin e armës 23-vjeçaren nga një lokal në zonën e Freskut dhe me pas e ka çuar në mal.

Pasi e kanë vrarë, Shkëlzen dhe Faik Buci e kanë groposur trupin e pajetë të 23-vjeçares në Malin me Gropa.

Në pyetje është marrë dhe babai qe u ndalua gjatë ditës së djeshme dhe ka mohuar akuzat, ai vijon të pretendojë se vajza është e zhdukur pasi e kanë rrëmbyer për ta shfrytëzuar jashtë vendit.

Konkretisht Gjykata e Tiranës ka vendosur masat e sigurisë “Arrest në burg” për autorët e dyshuar të kësaj ngjarje: Faik Buci, 66 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Babrru, Tiranë dhe Shkëlzen Buci, 37 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Babrru, Tiranë.

Si ka ndodhur ngjarja?

Shtetasit Faik Buci dhe Shkëlzen Buci, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë më armë zjarri pistoletë shtetasen E. B. dhe më pas e kanë fshehur (groposur) kufomën, në Malin me Gropa, Tiranë.

Motivi i vrasjes së bërë nga babi dhe vëllai i saj është pasi shtetasja Eglantina Buci është larguar nga banesa për të bashkëjetuar me një shtetas tjetër, pa dëshirën e personave të lartëpërmendur Faik Buci dhe Shkëlzen Buci (familjarë të saj).

Në atë kohë i dashuri i vajzës ka treguar se Englantina i kishte thënë që kishte probleme me familjaret për shkak se nuk e miratonin lidhjen e tyre.

Kur janë gjetur një pjesë e eshtrave të 23-vjeçares, policia ka marre AND-në e saj dhe më pas ka marrë dhe AND-në e të emes për të bërë krahasimin dhe ka rezultuar që bëhet fjale për të njëjtin person.

Autorët njihen me masën e sigurisë

Shtetasit Shkëlzen Buci iu komunikua masa e sigurisë në ambientet e IEVP-së ku vuan dënimin, pasi është arrestuar më parë po nga Sektori Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për një ngjarje tjetër, për “Vrasje me paramendim” të ngelur në tentativë, të ndodhur në Tiranë, në vitin 2017. Ky shtetas aktualisht është duke vuajtur dënimin me 13 vite burgim.

Ndërsa pas daljes së masës së sigurisë për shtetasin Faik Buci, Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas marrjes së informacioneve të shpejta në rrugë operative nga ana e specialistëve dhe ndihmësspecialistëve bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në momentin e kapjes këtij shtetasi i është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë thikë.