Aktualitet Vrasja e 26-vjeçarit Indrit Çela, vetëdorëzohet Albano Kusi

Vrasja e 26-vjeçarit Indrit Çela, vetëdorëzohet Albano Kusi

Albano Kusi, 28 vjeçari i shpallur në kërkim pas vrasjes së teknikut të kondicionerëve Indrit Çela në gusht 2019, i ka dhënë fund arratisë.

Ai u vëtëdorëzua në Policinë e Tiranës. Kusi dyshohet të ketë kryer veprën penale të “veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” gjatë përpjekjeve për fshehjen e vrasjes së 26 vjeçarit Çela.

Tekniku u qëllua me armë zjarri pas një konflikti me familjarët Kusi në banesën e tyre në rrugën “Muhamed Gjollesha”.

Ai ndërroi jetë ne spital, ndërsa ngjarja u tentua fillimisht të manipulohej si një aksident në punë.