Aktualitet Vrasja e avokatit Ravik Gurra, reagon Policia e Shtetit

Vrasja e avokatit Ravik Gurra, reagon Policia e Shtetit

Pas vrasjes së avokatit të njohur Ravik Gurra, Policia e Shtetit ka reaguar për ngjarjen e rëndë e cila tronditi qytetin e Elbasanit.

“Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi R.G., 50 vjeç, banues në Elbasan. Shērbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonēn ku dyshohet se janë larguar autorët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes. Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes”, njofton policia.