Aktualitet Vrasja e Everest Çakës/ Dedja pas arratisjes nga komisariati: Vetëdorëzohem me kusht

Vrasja e Everest Çakës/ Dedja pas arratisjes nga komisariati: Vetëdorëzohem me kusht

Mirjan Dedja u shoqërua nga policia e Elbasanit për dyshimet se mund të ishte i implikuar në vrasjen e Everest Çakës tre net më parë. Pas 36 orësh në komisariat, ai arratiset. Ende nuk dihet si i ka ikur nga duart policisë duke dalë nga dhomat e shoqërimit, ndërkohë ai flet në arrati dhe ka një apel për autoritetet

Mirjan Dedja shprehet se nuk ka asnjë lidhje me krimin, ndërsa i bën apel Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe çdo autoriteti të drejtësisë që të angazhohen seriozisht për të zbardhur ngjarjen pasi sipas tij kishte miqësi me Everest (Ibrahim) Çakën.

Dedja tha se ka ardhur nga Spanja për të ndihmuar vëllain e tij të ekstraduar dhe anëtarët e familjes.

“E kam pasur shok Everestin dhe kaq. Më kanë mbajtur 36 orë në polici. Ia kam thënë me detaje se ku kam qenë, kam qenë tek burgu se më është ekstraduar vëllai nga Italia. I thashë kam qenë në Myslym Shyri dhe nga aty kam qenë në Elbasan, nga Elbasani në Tiranë dhe aty jam takuar me një shokun tim. Nuk kam lidhje me asnjë grup kriminal.

I kam të gjithë shokë. Njerëzit që kanë konflikte me njëri-tjetrin nuk dua t’ia di fare se çfarë bëhet në Elbasan. Kam ardhur nga Spanja vetëm për vëllain tim sepse ka të drejtë t’i ulet dënimi me ligjin shqiptar sepse unë interesohem për familjen time. Vetëdorëzohem me kusht që të lirohem prapë”, tha Mirjan Dedja në një intervistë për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha.

Mirjan Dedja (Asllani) mësohet se është person me precedent penal.