Aktualitet Vrasja e Florian Lamçes në Elbasan, prokuroria kërkon 52 vite burg për...

Vrasja e Florian Lamçes në Elbasan, prokuroria kërkon 52 vite burg për dhëndrin e Qazim Sejdinit dhe tre të tjerë

20 vite burg ka kërkuar prokuroria për dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari, lidhur me vrasjen e Florian Lamçes në Elbasan.

Në total organi i akuzës ka kërkuar 52 vite e 6 muaj burg lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 30 korrik 2020, shkruan BalkanWeb.

Lidhur me Sanxhaktarin, prokuroria ka kërkuar gjithashtu që ai ta vuajë dënimin e plotë e të mos përfitojë lirimin me kusht.

Për Adriano Hajdarin, prokuroria ka kërkuar 20 vite burg si dhe vuajtjen e plotë të dënimit, për Amadeus Lamçjan, është kërkuar 6 vjet e 6 muaj burgim, ndërsa për Mehmet Muçën është kërkuar 6 vite burg.

Si ndodhi ngjarja

40-vjeçari Florian Lamçe u gjet i pajetë në një lokal në Elbasan natën e 20 korrikut 2020. Ai u gjet i zhveshur pjesërisht dhe i mbuluar me gjak.

Pasi policia mbërriti në vendin e ngjarjes gjeti pranë trupit të viktimës Sanxhaktarin e Hajdarin.

Të tre kishin qenë duke pirë pije alkoolike në lokal dhe dyshohet se pas një sherri, dy autorët e dyshuar kanë goditur Lamçen me karrige e sende të tjera të forta.