Kryesore Vrasja e Ivanoviç, Rama: Tragjedi që nxit urrejtje e tension

Vrasja e Ivanoviç, Rama: Tragjedi që nxit urrejtje e tension

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një tragjedi vrasjen e liderit serb në Mitrovicë të Kosovës, Oliver Ivanoviç.

Shefi i ekzekutivit shqiptar shpreh keqardhjen e thellë për ekzekutimin me 4 plumba të Ivanoviç para zyrës së tij.

Rama e quan këtë akt qëllim keq që nxit tensionet dhe urrejtjet mes dy vendeve. Më tej, kreu i qeverisë shprehet se përpjekjet për dialog dhe paqe nuk duhet të ndalen, por duhen thelluar.

“Keqardhje e thellë për tragjedinë e Oliver Ivanovic;akt qëllimkeq që nxit urrejtje e tension.Përpjekjet për dialogun e paqen s’duhen ndalur! Duhen thelluar!”, shkruan Rama.