Aktualitet Vrasja e kryekamarierit në Elbasan, prokuroria çon dosjen për gjykim 

Vrasja e kryekamarierit në Elbasan, prokuroria çon dosjen për gjykim 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se ka përfunduar hetimi dhe është dërguar për gjykim procedimi penal nr.1469, për ngjarjen e ndodhur më datë 02 Tetor 2021 në një lokal të Elbasanit ku si pasojë e një sherri mbeti viktimë kryekamarieri Gazment Kurmaku.

Prokuroria e Elbasanit ka marrë të pandehur:

-Erjon Llapushi hetuar më masën e sigurimit “Arrest në burg”, akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me dashje” parashikuar nga neni 76 i K.Penal

-Luan Dulellari, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, akuzuar për veprat penale të “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300/1 i K.Penal dhe “Përkrahjes së autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/1 i K.Penal, ku ka mbetur viktimë shtetasi Gazmend Kurmaku.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në ambientet e subjektit “Rozafa Fish” në Labinot të Elbasanit, midis disa klientëve dhe punonjësit të restorantit të quajtur Gazmend Kormaku, i cili pas një debati me autorin është goditur me grusht nga ky i fundit. Si pasojë viktima ka humbur jetën me datë 07/10/2021.