Bota Vrasja e opozitarit Imran Aliev në Francë, a rrezikohet Shqipëria nga vrasjet...

Vrasja e opozitarit Imran Aliev në Francë, a rrezikohet Shqipëria nga vrasjet e orkestruara?

Prof. Kristo Muzaka

Nga Prof. Kristo Muzaka

Ekspertët shprehin shqetësimin se Ballkani dhe Shqipëria mund të jenë të kërcënuar nga vrasjet e orkestruara që kanë përfshirë disa vende si Franca, Gjermania, Austria, Zvicër, Anglia.

Statistikat janë të frikshme vetëm gjatë 2017-2020 në vendet e BE kanë ndodhur disa vrasje, ekzekutime/atentate që nga mënyra e ekzekutimit janë pothuajse të njëjta ( sulmi me arme biologjike ndaj anglezit Skriptal dhe vajzës së tij; Vrasja e Imran Aliev, Vrasja e Khangoshvilit, etj.

Natën e 29-30 janarit, opozitari çeçen Imran Aliev u vra në një dhomë hoteli afër stacionit të trenit në qytetin më verior të Francës, në Lille. Ai u vra me thikë dhe trupi i tij ishte gjymtuar me shumë plagë thike. Vrasja ka vulën e një operacioni të sponsorizuar nga shteti rus kundër dikujt që guxoi të kritikonte Kremlinin dhe liderët e tij rajonal.

Një bloger çeçen i dëbuar i quajtur Tumso Abdurakhmanov ka pohuar se vrasësi është Usman Mamadayev, i cili sipas Abdurakhmanov ka udhëtuar nga Moska në Spanjë dhe më pas në Gjermani. Nga atje ai ka udhëtuar për në Belgjikë, ku Aliev kishte kërkuar azil dhe ishte nën mbrojtjen e policisë. Abdurakhmanov pretendon se, Mamadyev ka inkurajuar Alievin që të shkonte me të në Lille, ku dhe e vrau më pas. Abdurakhmanov tha se Mamadayev është larguar nga Europa për në Moskë, nëpërmjet Berlinit.

Janë duke u kryer hetime për të identifikuar vrasësin dhe të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me të, veçanërisht duke patur parasysh vrasjen e fundit, më 23 gusht, të Zelimkhan Khangoshvili, një 40-vjeçar nga Gjeorgjia, i cili u qëllua nga një distancë e afërt dy herë në kokë, nga një shtetas rus, në parkun Kleiner Tiergarten.

Kjo është pjesë e një trendi shqetësues të viteve të fundit, së bashku me përpjekjet shtesë për atentatet në Bullgari, Britaninë e Madhe dhe gjetkë, të cilat përdoren nga rusët për të tallur në mënyrë të pacipë qeverinë dhe popullsinë evropiane.

Shumë vrasje misterioze ende të pazbuluara kanë ndodhur edhe në Shqipëri të cilat kenë shumë ngjashmëri me ngjarjet e ndodhura në Lille, Berlin, etj si nga mënyra e ekzekutimit por edhe nga origjina e personave të përfshirë. A të jetë rastësi vallë?