Aktualitet Vrasja e Ritvan Ramazanit, arrestohen dhe 3 dyshuar

Vrasja e Ritvan Ramazanit, arrestohen dhe 3 dyshuar

Polica e Shkodrës ka arrestuar dhe 3 persona të tjerë lidhur me vrasjen e Ritvan Ramazanit, i cili u ekzekutua pasditen e djeshme.

Policia njofton se pas shumë kontrolleve u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Milkjor Gjoka, 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dajç, Shkodër, pasi dyshohet se autori i vrasjes së Ramazanit.

Po ashtu janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e dy vëllezërve Hydajet Mehmedaj 33, vjeç dhe Duel Mehmedaj, 31 vjeç, banues në Mushan, Shkodër.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një pike karburanti, në fshatin Mushan, Shkodër, kanë varë me armë zjarri në mjetin e tij, shtetasin R. H., 46 vjeç, pas një konflikti të ndodhur midis palëve disa orë para ngjarjes”, bëjnë me dije autoritetet.

Në pranga kanë rënë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, B. M. 49 vjeç, banues në fshatin Mushan, Dajç, Shkodër dhe M. G., 49 vjeçe, banuese në fshatin Suka-Dajç, Shkodër, të cilët kanë qenë prezent kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar policinë.

Ritvan Ramazani, i njohur ndryshe edhe si ‘i forti i Shkodrës’, mbeti i vrarë mesditën e së shtunës pranë një karburanti në një rrugë dytësore në Dajç. Sipas hetimeve të para të kryera nga Policia dyshohet se ai është qëlluar me breshëri teksa ka qenë brenda makinës së tij.

Më shumë se 20 gëzhoja u gjeten afër fuoristradës tip BMW, në krahun e drejtuesit, aty ku qëndronte 46-vjeçari Ritvan Ramazani, i njohur edhe me mbiemrin Hyseni.

Ritvan Ramazani është një emër i njohur në Shkodër dhe në veri të vendit, pasi cilësohej si i pari i fisit të Ramazanëve, ndërsa në vitin 2008, atij kanë vrarë një vëlla, Enverin.