Aktualitet Vrasja e teknikut të kondicionerit, lihen në burg 3 nga 4 të...

Vrasja e teknikut të kondicionerit, lihen në burg 3 nga 4 të arrestuarit

Kanë dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda 4 të arrestuarit për vrasjen e të riut Indrit Çela, i cili u qëllua me plumb në kokë 3 ditë më parë, duke punuar për kondicionimin e një apartamenti në zonën e “Myslym Shyrit”.

Përpara gjykatës ka dalë sot Bujar Kusi, pronar i ndërtesës ku po punonte viktima, njëkohësisht babai i dy vëllezërve të shpallur në kërkim Albano dhe Griseldo Kusi. Për të, gjykata dha masën arrest me burg.

E njëjta masë u dha edhe për Ferdinand Bakallin dhe Ali Sulën, ndërsa për Luan Çakën gjykata dha masën arrest shtëpie. Këta të tre akuzohen për moskallëzim të krimit dhe pengim të zbardhjes të së vërtetës.

Si autorë kryesorë të ngjarjes së rëndë dyshohen vëllezërit Kusi në arrati, të cilët tentuan edhe ta fshihnin ngjarjen duke i kërkuar një personi tjetër ta merrte atë përsipër.