Aktualitet Vrasja e vëllezërve Bilali në Shkodër: Si u kapën Rama dhe Stojku

Vrasja e vëllezërve Bilali në Shkodër: Si u kapën Rama dhe Stojku

Dy të arrestuarit për vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër nuk e kanë pranuar krimin. Por, grupi hetimor pretendon se ka përgjime dhe prova të tjera ndaj të gjithë atyre që morën pjesë në ekzekutim.

Përgjimet çuan në pranga Mislim Ramen dhe Arsen Stojkun, ndonëse ata mohojnë akuzat për vrasjen e vëllezërve Bilali.

Hetueset pretendojnë sigurimin e bisedave telefonike por dhe ambientale midis Rames, Stojkut dhe Ibrahim Licit i cili kërkohet si autori kryesor i atentatit të 30 Marsit në Kiras të Shkodrës.

Nga ana tjetër besohet se në Benzin gjysmë të djegur 300 metra larg vendit të ekzekutimit, u gjetën gjurmët e gishtave të të arrestuarve.

Gjurmë gishtash edhe të Licit e personit me inicialet D. B shofer u gjetën në makinën e atentatorëve.

Kurse nga kamerat e sigurisë së objekteve të ndryshme në Shkodër rezulton se Rama, Stojku, Lici janë ndodhur në shoqëri me njëri-tjetrin herë pas here, para se të kryhej krimi.

Këto dhe dyshimet se vrasja e Bilalëve është një hakmarrje pas vrasjes se Fatbardh Licit, në të cilën u përfol emri i ish-boksierit, Asmer Bilali, djali i Astrit Bilalit,  nxitën prokurorinë dhe policinë për arrestimet.

Atentati ndaj vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali një muaj më parë ishte nga më të bujshmit në qytetin verior.

Dy burrat ishin duke shkuar te motra e tyre kur mbi ta u shti me breshëri pa patur asnjë mundësi shpëtimi.