Aktualitet Vrasja me thikë në Durrës: Viktima dhe autori u konfliktuan për rrugën,...

Vrasja me thikë në Durrës: Viktima dhe autori u konfliktuan për rrugën, punonin si shoferë

Viktima Idajet Dulla

Një 35-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar disa herë me thikë në afërsi të shinave të trenit pranë mbikalimit të Plepave në Durrës.

Idajet Dulla është gjetur i vrarë pasi ishte qëlluar me thikë në zemër. Autori i krimit sipas policisë, është shtetasi Arbër Koti, djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote.

Ai punonte si shofer i një urbani që transportonte punonjës të një fasonerie në zonë. Viktima Idajet Dulla, ka qenë duke drejtuar një furgon malli me të cilin i ka zënë rrugën autobusit të Arbër Kotit që transportonte punëtorët e fasonerisë.

Për këtë shkak, mes drejtuesve të dy mjeteve ka nisur një konflikt që përfundoi me përdorimin e thikës. 34-vjeçari Idajet Dulla është dërguar në spitalin e Durësit, por nuk ka mbijetuar nga plaga vdekjeprurëse në zemër.

Autori ndërkohë ishte larguar nga vendi i ngjarjes në lagjen 13 në Durrës, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Në të njëjtën zonë mbrëmjen e të premtes një 39-vjeçar u vra dhe dy persona mbetën të plagosur pas një konflikti me sende të forta që përfundoi me përdorimin e armëve të zjarrit.