Kryesore Vrasja në Elbasan, Rama: Ndëshkim atyre që duan të ribëhen gjarpër rreth...

Vrasja në Elbasan, Rama: Ndëshkim atyre që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona

Pas ngjarjes në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se dëshpërimi i humbësve “nuk duhet na bëjë të humbasim as qetësinë dhe as durimin”.

Rama shpreh besimin se “25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona!”

“Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona!”