Aktualitet Vrasja në Kavajë, policia arreston 5 persona

Vrasja në Kavajë, policia arreston 5 persona

Policia e Kavajës ka arrestuar 5 persona si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, ku humbi jetën një kalimtar pas të shtënave me armë zjarri mes dy grupeve.

Të arrestuarit janë: M.A., 31 vjeç, A.D., 43 vjeç, E.H., 22 vjeç, Q.M., 25 vjeç dhe A. K., 39 vjeç.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit D.A., 33 vjeç.

Policia shpjegon: “Nga veprimet e kryera deri tani rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit E.H., A.D. dhe Q.M. janë konfliktuar me shtetasit M.A. dhe D.A., konflikt, i cili është përshkallëzuar deri në përdorim të armëve dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme një kalimtar i rastit shtetasi R.H., 52 vjeç banues në Kavajë, si dhe janë plagosur shtetasit A.D., E.H., A.A., S. M. dhe M.A., të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Durrësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”.