Aktualitet Vrasja/ Të afërmit e Behar Sofisë mohojnë konfliktet

Vrasja/ Të afërmit e Behar Sofisë mohojnë konfliktet

Policia nuk ka asnjë të dhënë për personin, ose personat që vranë Behar Sofinë, mëngjesin e së enjtes. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë provë, prandaj hetuesit janë përqendruar tek dëshmitë e të afërmeve.

Familjarët janë shprehur se 66-vjeçari nuk ka patur asnjë konflikt. Ata thanë se doli nga banesa për të konsumuar një kafe, më pas do blinte diçka e do rikthehej ne shtëpi.

Grupi hetimor ka sekuestruar filmimet e kamerave të sigurisë në zonë, ku një person ndjek Behar Sofinë pranë një qendre tregtare, por ai është me maskë anti-covid dhe nuk i dallohet fytyra.

66-vjeçari u qëllua me një plumb në qafë dhe një në gjoks, ditën e djeshme.