Bota Vrasja tragjike e Caroline, nëna e bashkëshortit vrasës thyen heshtjen

Vrasja tragjike e Caroline, nëna e bashkëshortit vrasës thyen heshtjen

Vrasja tragjike e 20-vjeçares Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj në Glyka Nera të Athinës (11 maj) tronditi jo vetëm Greqinë, por mbarë botën.

Nëna e Babis, 33-vjeçarit që vrau bashkëshorten në prani të fëmijës 1 vjeç, Lydias, “theu” heshtjen duke folur për televizionin grek “Star”.

Ajo refuzoi të flasë për djalin e saj, i cili ndodhet në burgun e Korydalos. Sidoqoftë, ajo tha se flet shpesh me të birin për t’i treguar se si është Lydia e vogël.

Dy gjyshet e Lydias mbajnë një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën, për të mirën e mbesës së vogël.

“Ne e takojmë mbesën 5 ditë në muaj. Të dy familjet kemi respekt midis nesh”, thotë nëna e vrasësit, Babis Anagnostopoulos.

“Nënës dhe vajzës sonë të dashur“, shkruhet në mbishkrimin e varrit të 20-vjeçares Caroline. Prindërit e saj vendosën të hiqnin fjalën “bashkëshorte” nga varri i Caroline, pasi nuk donin që njeriu që, vrau vajzën e tyre të figuronte në varrin e të bijës.

Nëna e 33-vjeçarit tha se nuk ishte në dijeni për këtë zhvillim. “Nuk e di, nuk kam asgjë për të thënë”, tha ajo.

Muajt ​​e fundit, Lydia e vogël ndodhet nën kujdesin e nënës së Caroline, Susan.

Prindërit e vajzës fatkeqe tani i kanë kushtuar jetën e tyre rritjes së mbesës pas vendimit të prokurorisë për t’i dhënë atyre kujdestarinë e përkohshme të mbesës jetime.

Vendimi përfundimtar për kujdestarinë pritet të merret brenda muajit shtator.