Aktualitet Vrasje dhe organizatë terroriste, OFL kërkon deklarimin e pasurisë nga dy të...

Vrasje dhe organizatë terroriste, OFL kërkon deklarimin e pasurisë nga dy të dënuar

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Llazar Bicja banues në Cërrik, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Bledar Ibrahimi banues në Elbasan, për të cilin Gjykata e Milanos, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.