Aktualitet Vrasje dhe rrëmbim, OFL u dërgon formularin 5 të dënuarve

Vrasje dhe rrëmbim, OFL u dërgon formularin 5 të dënuarve

Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, 5 të dënuarve.

Në një njoftim për mediat, OFL bën me dije formulari i deklarimit të pasurisë u është dërguar 3 të dënuarve për vrasje, një të dënuari për rrëmbim dhe një të dënuari për grup të strukturuar kriminal.

Bledar Hasani banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Vjedhja”;

Selam Qëndro banues në Tepelenë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Memo Lila banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Sadik Hazizi banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Gentian Çani banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.