Bota Vrau dhe copëtoi trupin e të dashurës 40 vite më të vogël,...

Vrau dhe copëtoi trupin e të dashurës 40 vite më të vogël, kush është historiani i shquar rus

Profesori i shquar i historisë ruse Oleg Sokolov ka rrëfyer vrasjen e të dashurës së tij rreth 40 vite më të vogël.

Krimi i rëndë shokoi gjithë Rusinë dhe jo vetëm.

63-vjeçari, një ekspert i Napoleon Bonapartit, mori “Legion of Honour” të Francës në vitin 2003 nga Jacques Chirac. Ai u arrestua të shtunën me dyshimin për vrasjen e të dashurës së tij 24-vjeçare.

Historiani u gjet nga policia pasi ra në lumin e akullt Moika dhe brenda çantës së tij të shpinës u zbuluan krahu i studentes.

“Ai e pranoi fajin”, tha avokati i tij  Alexander Pochuev për AFP.

Historiani u trajtua për hipotermi në një spital të dielën.

Sokolov raportohet se ishte i dehur dhe ra në lumin Moika në Shën Petersburg, ndërsa po përpiqej të asgjësonte pjesët e trupit të studentes.

Pas sistemimit të kufomës, ai rrëfeu se kishte planifikuar të bënte vetëvrasje në kalanë “Peter and Paul Fortress”, një nga monumentet më të famshme të kryeqytetit perandorak, i veshur si Bonaparti.

Vrasja

Profesori i historisë në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburg qëlloi dhe më pas vrau të dashurën e tij gjatë një debati dhe më pas i preu këmbët, kokën dhe krahët.

Avokati i tij Pochuev tha se Sokolov mund të ketë qenë nën stres ose i trazuar emocionalisht.

Policia zbuloi trupin pa kokë të Anastasia Yeshchenko, 24 vjeçe, me të cilin Sokolov ishte bashkautor i një numri punimesh, si edhe një sharrë me njolla gjaku në shtëpinë e tij.

Kush është Sokolov

Historiani, i cili gjithashtu dha mësime në Sorbonne të Parisit, është autori i disa librave mbi perandorin francez Napoleon Bonaparti.

Ai ishte konsulent në disa filma dhe mori pjesë në rishikimet historike të luftërave të Napoleonit.

Sokolov dhe e dashura e tij studiuan historinë franceze dhe pëlqenin të visheshin me kostume të asaj periudhe. Historiani vishej si Bonaparti dhe e thërriste të dashurën Zhozefinë.

Studentët e përshkruanin Sokolov si një pedagog të talentuar. Por shumë njerëz thanë se Sokolov prej kohësh kishte një sjellje armiqësore.

Mediat ruse raportojnë se ai dyshohet se vrau një tjetër studente në vitin 2008, por kurrë nuk u akuzua.

“Ajo që ndodhi është thjesht monstruoze”, tha për AFP një pedagog në universitet.

Duke folur në kushte anonimiteti, ai tha se Sokolov ishte i përkushtuar në punën e tij, por ishte gjithashtu ishte i paqëndrueshëm emocionalisht si edhe abuzonte me alkoolin.

Një zëdhënëse e Grand Chancery të Legion of Honour, tha se Sokolov mund ti hiqet çmimi. Vendimi përfundimtar i përket presidentit francez, Emmanuel Macron.

Sokolov ishte edhe anëtar i vjetër i Shoqërisë Historike Ushtarake Ruse të kryesuar nga ministri i kulturës, Vladimir Medinsky. Ai gjithashtu ishte anëtar i Institutit të Shkencave Sociale, Ekonomisë dhe Politikës (ISSEP) me qendër në Lion, që njoftoi të shtunën se 63-vjeçarit iu ishte hequr pozita e tij në komitetin e tij shkencor.

ISSEP u themelua nga Marion Maréchal, mbesa e Marine Le Pen, drejtuese e partisë së ekstremit të djathtë National Rally.