Aktualitet Vrau dy ushtarakë, skafisti shqiptar del nga burgu pas 26 vjetësh

Vrau dy ushtarakë, skafisti shqiptar del nga burgu pas 26 vjetësh

Një shtetas shqiptar, është dëbuar nga Italia sapo u lirua nga burgu i Orvietos, ku ai i dha fund dënimit prej 26 vjetësh burg, sepse ishte përgjegjës, së bashku me një bashkëpunëtor (edhe ky shqiptar), për vrasjen me dashje të dy oficerëve të Guardia di Finanzas dhe tre emigrantëve kurd, gjatë një operacioni kundër emigrimit të paligjshëm në ujërat përballë shpellës së Zinzulusës, në Castro Marina (Lecce), më 24 korrik 2000.

Në fakt, ushtarakët Salvatore De Rosa dhe Daniele Zoccola u vranë të dy në bordin e një motovedete patrullimi, e cila po përpiqej të parandalonte zbarkimin dhe kundër të cilit skafisti kishte përplasur gomonen të cilën drejtonte.

Shqiptari, pasi u largua nga burgu, u dërgua në zyrën e emigracionit të selisë së policisë në Terni, ku u njoftua për urdhrin e dëbimit nga territori kombëtar italian. Ai u dërgua pastaj në një qendër riatdhesimi në Potenza, në pritje të fluturimit të parë drejt Tiranës.

Por si ndodhi ngjarja në verën e vitit 2000? Atë natë, në anijen patrulluese italiane, kishte katër ushtarë në Kanalin e Otrantos. Pas përplasjes me gomone, me të cilën skafistët shqiptarë për të shmangur arrestimin kishin bllokuar ushtarakët para se të largoheshin, ishin hedhur në ujë.

Dy prej tyre arritën të shpëtonin, por dy të tjerët, Salvatore De Rosa dhe Daniele Zoccola, humbën jetën së bashku me tre qytetarë kurdë, të cilët nuk kishin mundur të zbrisnin. Të dy shqiptarët të akuzuar për vrasje me dashje, u arrestuan disa orë pas përplasjes.

Të kapur ndërsa ishin duke ecur përgjatë një rruge të gadishullit të Salentos, jo shumë larg bregut, ata u cilësuan si skafistët-vrasës. Emrat e tyre nuk janë bërë publik nga policia, të paktën siç raportojnë mediat italiane.