Aktualitet Vrau gruan dhe kunatën, gjykata refuzon prindërit e autorit

Vrau gruan dhe kunatën, gjykata refuzon prindërit e autorit

Dy fëmijët e mitur të autorit që vrau gruan e tij dhe kunatën në Ballsh do të rriten nga daja i viktimave.

Gjykata e Apelit në Fier vendosi që Gjyshmir Çaushaj të kujdeset për Jonida dhe Florian Musten, fëmijët e çiftit Musta.

Gjykata rrëzoi kërkesën e nënës dhe të babait të autorit të krimit, të cilët dhe ata kishin kërkuar kujdestarinë e nipërve të tyre.

Të vegjlit mbetën vetëm pasi babai i tyre u vrau nënën dhe tezen pasditen e 2 Janarit.

Gruaja e Gazment Mustës, Gentjana kishte kërkuar të shkonte për darkë tek prindërit e saj.

Por çifti u përfshi në konflikt dhe më pas autori sulmoi me thikë dy gratë, të cilat i la të vdekura në vend.