Kryesore Vrau kunatin që i përdhunoi vajzën, gjykata greke vendos “arrest shtëpie” për...

Vrau kunatin që i përdhunoi vajzën, gjykata greke vendos “arrest shtëpie” për 50-vjeçarin shqiptar

Gjykata e Volos në Greqi ka liruar nga qelia 50-vjeçarin shqiptar Fatmir Talellari, i cili vrau kunatin e tij Erjon Pelivani pasi ky i fundit kishte abuzuar seksualisht për 9 vite me vajzën e tij të mitur.

Gjykata vendosi “arrest shtëpie” për 50-vjeçarin. Tre vajzat e tij që ishin të pranishme në seancë, shpërthyen në lot kur trupa gjykuese dha vendimin.

Shqiptari mbrohet nga avokati i njohur grek Alexis Kougias.

“U shkrep arma, 50-vjeçari nuk është kriminel”, tha avokati i tij pas seancës.

Pas vendimit të dhënë ditën e sotme, familjarët e autorit shpërthyen në lot dhe në duartrokitje. Sipas mediave greke, hetuesi dhe prokurori nuk ranë dakord për rastin e 50-vjeçarit dhe Këshilli Gjyqësor në Volvos do të vendosë për këtë çështje.

Deri më atëherë, shqiptari i akuzuar për vrasjen e kunatit të tij do të jetë në arrest të përkohshëm shtëpie.

Autori Fatmir Talellari u dorëzua vetë në polici ditën e ngjarjes, duke thënë se kishte vrarë kunatin pasi kishte mësuar nga vajza e tij që ishte abuzuar seksualisht nga 33-vjeçari Erjon Pelivani për 9 vite me radhë. E bija tregoi gjithashtu se abuzuesi i saj i kishte bërë shantazh duke i marrë vazhdimisht para me qëllim që mos t’i publikonte foto dhe video intime.

Erjon Pelivani ishte kunati nga gruaja e dytë e Fatmir Talellarit, me të cilën ka një fëmijë së fundmi, ndërsa 3 vajzat e tjera i ka nga martesa e parë me bashkëshorten e ndjerë.