Bota Vrau politikanin që mbështeste emigracionin në Gjermani, dënohet përjetë autori

Vrau politikanin që mbështeste emigracionin në Gjermani, dënohet përjetë autori

Një gjykatë gjermane dënoi me burgim të përjetshëm një mbështetës të ekstremit të djathtë për vrasjen dy vjet më parë të një politikani pro-imigracionit, në një çështje që ngriti pikëpyetje nëse Gjermania po bënte aq sa duhej për të luftuar radikalizmin e krahut të djathtë.

Walter Luebcke, një anëtar i konservatorëve të partisë së Kancelares Angela Merkel, u gjet i vdekur në jashtë shtëpisë së tij në Hesse në qershor të vitit 2019. Ai ishte qëlluar në kokë nga një distancë e afërt.

“I akuzuari u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Dr. Luebcke” tha Gjykata e Lartë Rajonale në Frankfurt në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

Luebcke ishte një figurë që urrehej ka ekstremistët e djathtë për shkak të mbështetjes së tij të hapur për vendimin e Merkel në 2015 për të hapur dyert e Gjermanisë për qindra mijëra emigrantë dhe azilkërkues, shumë prej tyre që ishin nga konfliktet në Lindjen e Mesme.