Aktualitet Vrau shokun pas sherrit për politikën, vetëdorëzohet në polici autori

Vrau shokun pas sherrit për politikën, vetëdorëzohet në polici autori

Ndue Zefi, 37-vjeçari i cili vrau me armë zjarri Martin Ndrecën, është vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës të së dielës, në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Zefi dhe Ndreca kishin qenë duke pirë raki në një lokal të zonës, kur një debat për politikën përfundoi në fyerje e përplasje fizike mes tyre.

Dëshmitarë treguan në polici se sherri ishte shuar pas ndërhyrjes nga të pranishmit në lokal dhe pas kësaj, 45-vjeçari Ndreca kishte hipur në makinë për t’u larguar.

Por Zefi nuk e la me kaq.

Ai shkoi në shtëpi, mori automatikun dhe e ekzekutoi mikun e tij duke e lënë të vdekur në vend.

37-vjeçari u vetëdorëzua mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Shkodrës dhe më pas u transferua në Durrës.