Kuriozitete Vrima e Ozonit ka arritur “përmasa më të madha se Antarktiku”

Vrima e Ozonit ka arritur “përmasa më të madha se Antarktiku”

Vrima në shtresën mbrojtëse të Tokës e njohur si Ozon – e cila bëhet e dukshme për banorët e tokës një herë në vit gjatë pranverës së Hemisferës Jugore – është bërë më e madhe se zakonisht, gjatë javës së shkuar dhe tashme ka arritur një përmasë më të madhe se Antarktiku.

Kështu kanë deklaruar shkencëtarët e Institutit Copernicus, teksa kanë shtuar gjithashtu se – “Ne po shohim një vrimë goxha të madhe dhe potencialisht të thellë në Ozon,” – u shpreh Vincent-Henri Peuch, i cili drejton Shërbimet e Monitorimit Atmosferik Copernicus (CAMS) në BE.

Ozoni atmosferik përthith rrezet e dëmshme ultraviolet që vijnë nga dielli. Mungesa e tij do të thotë që më shumë radioaktivitet me energji të lartë mbërrin në Tokë, duke dëmtuar qelizat organike.

Ky është një tjetër lajm shqetësues për mjedisin që i shtohet paralajmërimeve të bëra ditën e enjte nga Kombet e Bashkuara (OKB), që ngritën alarmin se shtetet në të gjithë botën mbeten ende shumë hapa mbrapa në luftën për ulur emetimet e karbonit, duke shtuar se temperaturat mesatare në tokë gjatë 5 viteve të fundit janë më të lartat të regjistruara ndonjëherë.

“Duket sikur ka një mendim të përhapur masivisht mes njerëzve, sikur mbase në të ardhmen do të mund të ndodhë diçka, por është e dukshme që na duhet të bëjmë diçka tani, nëse duam vërtetë të arrijmë objektivat e Marrëveshjes së Parisit”, – deklarojë Sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së, Petteri Taalas.