Aktualitet Vritet 57-vjeçari në Korçë, u gjet i pajetë nga bashkëshortja. Sapo ishte...

Vritet 57-vjeçari në Korçë, u gjet i pajetë nga bashkëshortja. Sapo ishte kthyer nga SHBA

Një 57-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij mbrëmjen e të së hënës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës. Viktima Gramoz Nako dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

57-vjeçari u gjet pa shenja jete nga bashkëshortja e tij dhe në momentin e ngjarjes, ai ndodhej i vetëm në shtëpi.

Fillimisht policia dyshoi se bëhej fjalë për vetëvrasje, por ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se Gramoz Nako është vrarë.

Nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë qëlluar me armë zjarri edhe gjatë ndonjë tentative grabitjeje megjithëse në shtëpi nuk rezulton të ketë shenja grabitje. Viktima ishte emigrant në SHBA dhe para pak ditësh kishte ardhur në atdhe.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak.

Më datë 08.07.2019, në lagjen nr 7, në banesë është gjetur nga bashkëshortja, shtetasi G.N 57 vjeç, i pajetë, i vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.