Aktualitet Vritet me armë zjarri i riu në Mirditë, trupi gjendet në kanal

Vritet me armë zjarri i riu në Mirditë, trupi gjendet në kanal

Një person është vrarë me armë zjarri në rrethana të paqartë, në fshatin Zall Xhuxhë në Fan, të Mirditës.

Mësohet se trupi i viktimës Erri Zefi, 34-vjeç është gjetur në një kanal.

Policia njofton se “viktima është shtetasi E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë  Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.