Aktualitet Vritet në Filadelfia studenti shqiptar

Vritet në Filadelfia studenti shqiptar

Studenti shqiptar 21 vjeçar i quajtur Merlos Mukaj është ekzekutuar në qëndër të Filadelfias.

Nga shtypi vendas është bërë me dije se studenti ishte duke debatuar ashpër me të dashurën e tij pranë Universitetit Drexel kur një person i cili është identifikuar më pas si Joseph Howanski e ka qëlluar të riun me tre plumba.

I riu i cili ka qëlluar shqiptarin është arrestuar nga policia dhe pas arrestimit është shprehur se u përpoq që të ndërhynte pasi pa që çifti ishte duke debatuar.