Aktualitet Vritet në Romë ultrasi lacial “Diabolik”, ishte kreu i bandës italo-shqiptare

Vritet në Romë ultrasi lacial “Diabolik”, ishte kreu i bandës italo-shqiptare

Vritet në pritë ultrasi i Lacios, Fabrizio Piscitelli, i njohur ndryshe me nofkën “Diabolik”. Mediet fqinje raportojnë se ultrasi është qëlluar me pistoletë në kokë dhe ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme brenda Parkut të Aqueducts, Romë.

Ka qenë një kalimtar që dha alarmin, ku sipas të dhënave, një persona e ka qëlluar me dy plumba pistolete në shpinë dhe kokë. Plumbi i kishte shpuar kafkën.

Fabrizio Piscitelli, 53 vjeç, njihej si Diabolik midis ultrasve

Vrasja e tij, ndoshta ka lidhje me larje hesapesh, por hetimet janë ende në fillim. Mediet raportojnë se është e sigurt se ishte një vrasje me paramendim. Piscitelli, 53 vjeç, ishte ulur në një stol në Viale Monia në numrin 273 së bashku me një person të dytë që ende nuk ishte identifikuar, kur një burrë me rroba sporti e qëlloi atë nga pas.

Në vitin 2016 Piscitellit, iu konfiskuan 2 milion euro nga Guardia di Finanza. Në vitin 2013 ai u arrestua, sepse ai u konsiderua nga hetuesit si qendra e një rrjeti të trafikut të drogës midis Spanjës dhe Italisë. Në 2015 Diabolik u konsiderua përgjegjës, së bashku me ultras të tjera, për zhvatje ndaj presidentit të Lazios, Claudio Lotito. Emri i Piscitelli u shfaq edhe në gazetat e Mafia Capitale, me prokurorët që e konsideruan Diabolik në krye të një grup kriminel italiao-shqiptar që kanë lidhje me bosin e Camorrës, Michele Senese, me nofkën ‘O pazz’.