Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Kosovë, ku një grua është vrarë dhe dyshohet se autor është bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur në Pejë, ku mësohet se autori i dyshuar është arrestuar nga Policia.
“Kryeprokurorit dhje Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Jemi në pritje të ekipit të mjekësisë ligjore për të marrë trupin e pajetë”, ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi për mediat.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, por kjo është vrasja e dytë e një gruaje brenda pak ditësh. Disa ditë më parë Valon Aliu ka vrarë ish-bashkëshorten e tij Erona Cokli, shkak u bë kujdestaria e fëmijës.