Shëndet Vuani nga migrena? Pirsing mund t’ju vijë në ndihmë

Vuani nga migrena? Pirsing mund t’ju vijë në ndihmë

Nëse keni vuajtur ndonjëherë nga migrena, atëherë e njihni dhimbjen.

Rreth një e pesta e amerikanëve kalojnë të paktën një herë migrenë në jetën e tyre, ndërsa gratë tre deri katër herë më shumë se meshkujt. Prej kohësh studimet kanë treguar se gratë me migrenë kanë një rrezik më të madh për të kaluar një goditje në tru.

Në një studim thuhet se këto gra kanë një rrezik më të lartë për të pasur probleme edhe me zemrën. Hulumtuesit në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara kanë analizuar të dhënat nga Studimi Shëndetësor i Infermierëve. Ata treguan se në mesin e 17,531 grave që raportonin se kishin migrenë, rreziku i dhimbjeve në gjoks apo ataku në zemër ishte rreth 50% më i lartë se tek ato që nuk kishin pasur asnjëherë migrenë.

Por si mund të shërohet migrena?
Sipas një numri ekspertësh, ekziston një shërim shumë i efektshëm: pirsing në deltën e brendshme të veshit. Sipas tyre, gjatë studimit u vu re se tek disa njerëz që vuanin nga migrena, pirsing në pjesën e kockës së veshit kishte efekte qetësuese. “Ka zona në vesh që korrespondojnë drejtpërdrejt me zonat në trup”, tha Dr. Foster për WVLT. “Disa njerëz marrin rezultate të mira, nga vënia e pirsing në vesh “, ka shtuar ai më tej.